Kosova përballet me Bullgarinë
08 prill 2022
| 12:00
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes kundër Bullgarisë.
Kjo do të jetë ndeshja hapëse e “dardanëve” të futsallit në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për Botërorin 2024. Kosova bënë pjesë në Grupin C, e ku krahas Bullgarisë do të ketë punë edhe me Skocinë dhe Armeninë.
Pas punës disa ditore në Prishtinë, të përzgjedhurit e Arben Simitçiut janë akomoduar në Varna, qytet ky mikpritës i ndeshjeve të këtij grupi. Ndeshja Kosovë-Bullgari zhvillohet të premten në orën 19:00, ndërkaq dy ndeshjet e tjera Dardanet i zhvillojnë më 9 prill kundër Armenisë dhe më 11 prill kundër Skocisë.