Kosova përballet me Qipron
15 gusht 2019
| 12:31
Pas përfundimit të fazës së grupeve, Kosova U16 tashmë do të luftojë për pozitat 17-24, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Podgoricë të Malit të Zi.
U16 sot do të përballet me Qipron, në ndeshjen që fillon nga ora 13:45.
Në grupe, Kosova kishte një fitore dhe katër humbje, derisa synimi është të fitojnë përvojë në këtë Evropian. “Dardanët” e rinj po mundohen të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në Evropian dhe kanë dhënë maksimumin në fushë.