Kosova përballet sot me Britaninë e Madhe
10 korrik 2023
| 11:04
Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë.
Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17. Përkundër angazhimit të madh, humbja e thellë erdhi për shkak të gabimeve të shumta.
Italia ka luajtur ndeshjen e parë dhe ka dëshmuar se është në mesin e favoriteve.
Më tepër nga vajzat kosovare pritet në ndeshjen e sotme ndaj Britanisë së Madhe që nis nga ora 19:00. Në këtë duel, ato do të shpresojnë që të marron rezultat pozitiv, duke shpresuar për kalim tutje.