Kosova përfaqësohet në Paris edhe në Lojërat Paralimpike

12 korrik 2024 | 14:40

Komiteti Paraolimpik i Kosovës përmes personave me aftësi të kufizuar, do të jetë pjesëmarrëse për herë të parë në Lojërat Paralimpike Botërore që do të mbahen në Paris. Më këtë rast Komiteti Paralimpik i Kosovës organizoi  ngjarjen “Kosova në Paris 2024 – Histori e Re Paralimpike”, e cila i dedikohet suksesit të Kosovës si debutuese në Lojërat Paralimpike Botërore që do të mbahen në Paris. Gjatë këtij takimi, të pranishmëve ju drejtua presidentja e KPK-së, Njomza Emini, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, si dhe partnerë të KPK-së.

“Jemi para një momenti historik dhe për herë të parë në historinë e sportit, Kosova përfaqësohet në lojërat paralimpike në 2024. Qe nga ky moment ne duhet të jemi gati në paraqitjen e sportistëve tanë”, ka thënë Emini. Kurse zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, duke ofruar mbështetjen e Qeverisë, ka thënë se ky është një moment historik për kombin.

“Sot është një ditë e veçantë dhe jemi këtu për të ofruar mbështetjen e qeverisë. Roli i qeverisë është dhënia e mundësive për sportistët. Jemi të përkushtuar të mbështesim ketë. Pjesëmarrja jonë është një moment krenarie për kombi tonë, është shembull i dëshmisë dhe përkushtimit të sportistëve tanë”, ka thënë Rexhepi.

Ndërkaq të pranishëm ishin edhe parasportistët dhe pjesëtarët e delegacionit që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Paralimpike Botërore, si dhe ambasadori i Francës dhe vendeve tjera mike. “Viti 2024 është më rëndësi jo vetëm për Kosovën por për të gjithë sportistët. Mundësi e mirë që do ta ndajmë me Kosovën, Franca qëndron pranë Kosovës dhe të gjitha komuniteteve, shpresoj se delegacioni i Kosovës të marrë kujtimet më të mira nga Franca”, ambasadori i Francës, Olivier Guerot. “Sporti nuk ka kufi dhe nuk duhet të ketë kufi. Këto vlera përfaqësohen edhe nga Kosova. Jam i sigurt se ekipi i Kosovës do të jenë model për të ardhmen tek atletët e botës”, ka shtuar ambasadori tjetër i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina; 227,154 banorë Prizreni; 147,428 banorë Ferizaj; 109,345 banorë Gjilani;…