Kosova përfaqësohet në Special Olympics World Games me katër sportistë nga atletika
18 qershor 2023
| 11:29
Kosova po përfaqësohet në Special Olympics World Games, Berlin 2023 me katër sportistë nga atletika.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Daulina Osmani, ka thënë se është ndjenjë e veçantë që t’i shohim atletët tanë Leartin, Artën, Lirikën e Florentin në konkurrencë të barabartë me sportistët e tjerë nga anembanë bota.
“Personat me aftësi të veçanta intelektuale kanë nevojë për përkujdesje të veçantë, mirëpo ajo çka i kthejnë mbrapa shoqërisë tonë, është edhe më e veçantë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.