Kosova përfiton 100 milionë euro nga Komisioni Evropian
Komisioni Evropian i ka ndarë 3 miliardë euro për të luftuar koronavirusin. Nga ky fond, Kosova do të përfitojë 100 milionë euro.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Vladis Dembrovskis.
“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”, ka thënë ai.
Këto mjete do të përdoren më së shumti në fushat ku shtetet kanë më së shumti nevojë në luftën me Covid-19, sidomos në sistemin shëndetësor.
We count on the good cooperation of the co-legislators @Europarl_EN @EUCouncil to ensure a swift adoption process given the acute stress these partners are facing. #coronavirus https://t.co/RpxNa6F0K8
— Valdis Dombrovskis (@VDombrovskis) April 22, 2020