Kosova përfiton 21 projekte nga Erasmus+

15 nëntor 2022 | 12:06

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se Kosova për herë të parë shënon rritjen më të madhe nga programi Erasmus+ ku për këtë vit ka fituar 21 projekte.

Nagavci në një konferencë për media, ka prezantuar edhe rezultatet e projekteve për ngritje të kapaciteteve në arsimin e lartë dhe në arsimin profesional (për thirrjen e vitit 2022), si dhe projektet nga Kosova që janë përzgjedhur për financim nga Komisioni Evropian.

Nagavci është shprehur se sukseset e Kosovës në programet e Bashkimit Evropian (BE) janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit të lartë me qëllim të përmirësimit të rezultateve ku ofrojnë mundësi për ngritje të kapaciteteve për arsim të lartë, modernizim dhe ndërkombëtarizim të arsimit të lartë në Kosovë.

Ndërsa shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se programi Erasmus+ është programi më i madh dhe më i suksesshëm i BE-së.

Ai ka thënë se nga programi kanë përfituar miliona studentë përfshirë edhe ata nga Kosova.

Sipas ambasadorit të BE-së në Kosovës studentët e përfshirë në Erasmus+ janë kthyer në Kosovë me një perspektivë të freskët për të kontribuar në zhvillim social.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do tw zhvillon të mërkurën…