Kosova përfundon fazën e grupeve
13 gusht 2019
| 21:38
Kosova U16 ka përfunduar fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Mal të Zi.
Në ndeshjen e fundit, U16, ka pësuar nga Suedia me rezultat 73:42. Në pjesën e parë basketbollistët e Kosovës kanë zhvilluar një lojë të mirë, madje, duke e fituar çerekun e dytë 18:17, derisa i pari kishte përfunduar 17:13 në të mirë të suedezëve. Gjithsesi në pjesën e dytë ka pësuar rënie dhe kjo ndikoi në humbje.
Visar Ejupi sërish ka zhvilluar një lojë të mirë me 14 pikë e tetë kërcime, derisa Eliot Peci shënoi 11 pikë.
Kosova të enjten do të luajë ndaj Qipros për vendet 17-24.