
Kosova përfundon garat në ‘Patra 2019’
29 gusht 2019
| 16:31
Ekipi i meshkujve në beach volley ka mbyllur sot garat në Lojërat Mesdhetare në Rërë “Patra 2019”.
Ekipi i Kosovës në përbërje: Faton Mustafa e Armend Berisha, të prirë nga trajneri Bahri Gjinovci, pësuan humbje sot nga Greqia 2:0 në sete (21:11 dhe 21:16), në ndeshjen që vlente për kualifikim në çerekfinale.
Kosova e mbyll garimin në beach volley me arritje në top 12-she, pas fitores që shënoi sot ndaj Andorrës 2:0.
Një ditë më herët, edhe vajzat mbyllën garat, duke pësuar dy humbje nga kundërshtareve të forta si Sllovenia e Franca, me të cilët bënë paraqitje të mirë dhe deri diku ishin rivale të barabarta. Ekipi i vajzave u përbë nga dyshja: Valmire Ramadani e Dhuratë Sylejmani me trajneren Vildane Jashari.