Kosova përfundon kualifikimet për ‘Euro 2024’

01 maj 2023 | 17:10

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll i ka përfunduar kualifikimet për “Euro 2024”. Ndeshjen e fundit Kosova e luajti të dielën mbrëma në Velenje.

U mposht nga Sllovenia me rezultat 33:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:12 për sllovenët. Në periudha, Kosova ka shfaqur ndeshje të mirë dhe ka shënuar gola të bukur. Por në përgjithësi cilësia e lojtarëve sllovenë e bëri dallimin. Gjatë këtij cikli kualifikues Kosova ka shfaqur hendboll të mirë në disa prej ndeshjeve. Por grupi ishte i fortë, me Kombëtare cilësore. Prej grupit të shtatë në Evropian janë kualifikuar Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Ndaj Sllovenisë, Valon Dedaj i kishte tetë gola nga nëntë tentime, ndërsa Leonard Gegaj shënoi shtatë gola nga nëntë tentime. Liridon Zena i kishte dhjetë pritje. Lulzim Shabani shënoi katër gola nga katër tentime, derisa katër gola nga tetë tentime i kishte Drenit Tahirukaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të…