Kosova përfundon ndeshjet në grup edhe te meshkujt
27 qershor 2021
| 18:17
Kosova 3×3 ka përfunduar fazën e grupeve në kualifikimet e FIBA Europe Cup në 3×3. Dardanët në ndeshjen e fundit kanë pësuar humbje nga Ukraina me rezultat 19:10.
Për Kosovën pikët i shënoi Visar Ejupi pesë pikë, Bardh Rexha katër dhe Altin Selmancena një.
Më herët, Dardanët pësuan humbje nga Hungaria 21:12 dhe nga Britania e Madhe 22:13.
Në konkurrencën e femrave Kosova ka pësuar humbje nga Estonia me rezultat 21:8 dhe nga Bjellorusia 17:8.
Kjo është hera e parë që Kosova garon në konkurrencën e femrave në 3×3.