Kosova përfundon paraqitjen në “Yellow Cup”

05 janar 2025 | 17:14

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) e ka përfunduar paraqitjen në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup” që prej të premtes deri të dielën u mbajt në Winterthur të Zvicrës.

Të dielën Kombëtarja jonë luajti ndeshje të fortë e të barabartë me Italinë. Megjithatë në fund humbi me rezultat 28:25.

Loja e Kombëtares sonë ishte dukshëm më e mirë se ndaj Holandës e Zvicrës. Angazhimi i lojtarëve po ashtu ishte në nivel dukshëm më të lartë.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Kombëtares sonë. Kombëtarja jonë është shkëputur edhe në tri gola.

Në minutat e fundit loja ishte e barabartë, ndërsa në minutën e 58-të rezultati ishte 25:25. Më pas Kombëtarja jonë dështoi në disa aksione rresht dhe fitorja i takoi Italisë.

Paraqitja në edicionin e 51-të të “Yellow Cup” i shërben Kombëtares sonë për vazhdim të kualifikimeve për “Euro 2026”. Italia do të paraqitet në Botërorin që fillon më vonë këtë muaj.

Kosova: Valon Dedaj 1/1, Arbios Mushkolaj 2/2, Luigj Quni 0/2, Drilon Tahirukaj 5/8, Lulzim Shabani 0/2, Haris Berisha 3 pritje (3/17), Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Leonard Gegaj 5/6, Rron Ramadani 1/2, Olsi Mulaj, Egzon Gjuka 3/3, Lionel Mirdita 3/5, Matej Thaqi 1/2, Liridon Zena 2 pritje (2/12), Armend Alaj, Drenit Tahirukaj 4/8.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk…