Kosova përgatitet për ndeshjet të kualifikimeve për ‘Euro 2024’

24 prill 2023 | 15:22

Hendbollistët e Përfaqësues së Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për “Euro 2024”. Kjo javë i takon Përfaqësues së Kosovës.

Të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është ndeshja Kosova-Mali i Zi. Ndërsa të dielën prej orës 18:00 është takimi Sllovenia-Kosova që luhet në Velenje.

“Kemi disa mungesa të rëndësishme, ndërsa disa prej lojtarëve janë të lodhur për shkak të ndeshjeve të shumta e të shpeshta në nivel klubesh. Por përkushtimi është maksimal për të konfirmuar nivelin që e kemi arritur. Ndeshja me Malin e Zi nuk do të jetë e lehtë për ne, por nuk do të jetë e lehtë as për Malin e Zi”, ka thënë selektori Bujar Qerimi.

Të dielën mbrëma ishte stërvitja e parë e “dardanëve”, ndërsa stërvitja tjetër u zhvillua të hënën paradite. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa lojtarët janë të vendosur për ta shfrytëzuar maksimalisht këtë grumbullim për hapin tutje dhe ambientimin e ardhjeve të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë…