Kosova, përgatitje intensive për ndeshjen ndaj Polonisë
09 qershor 2019
| 16:13
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjen e së mërkurës ndaj Polonisë.
Në mungesë të terminit në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Përfaqësuesja e Kosovës të dielën paradite ka zhvilluar stërvitjen në palestrën e bukur në Obiliq.
Komuna e Obiliqit ka mirëpritur djelmoshat “Dardanë”, që kanë punuar me seriozitet nën urdhëratë e selektorit Taip Ramadani dhe shtabit të tij teknik. Pasdite Kosova zhvillon stërvitjen tjetër në Pallatin e Rinisë, ndërsa përgatitjet po shkojnë sipas planit.