Kosova përsëri në lot në prag të ndërrimeve të motmoteve
Sali Bislimi
Vrastarët nen petkun e uniformës policore duhet të marrin dënimin më të ashpër të mundshëm me ligjet në fuqi.
Rasti në Gjilan duhet të jetë i fundit për Kosovën tonë, ku uniforma policore qëllon me vdekje njeriun e pafajshëm i cili siç thuhet transportonte ushqimin për kafshë.
Ministria e Brendshme së bashku me IPK-në duhet të marrin aksionin urgjent në tërë Kosovën për të identifikuar të gjithë policët që kanë vepra në shkeljen e ligjeve dhe tendencat vagabandteske në karakteret e tyre që t’i largojnë nga puna për mos të humbur imazhin pozitiv që ka siguria në nivel vendi.
Qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë në mënyrë anonime të raportojnë për çdo rast ku policët e Kosovës abuzojnë me qytetarët dhe në shumë rast siç thuhet edhe fëmijët e tyre merren me kërcënime dhe shantazhe duke keqpërdoruar uniformen e cila është dhe duhet të jetë në shërbim të sigurisë të qytetarëve.
Me këto realitete të hidhura nuk guxojmë të mësohemi, shteti sfidohet dhe turpërohet nëse nuk vepron shpejt për t’i parandaluar këto dukuri negative.
Nëse të kallet shtëpia zjarrëfiksit janë për ta shuar zjarrin jo për ta ndihmuar ndezjen e tij.
Andaj vendi im i dashur ne duhet të luftojmë të gjithë bashkërisht që popullit t’i kthehet siguria dinjiteti dhe shpresa për ardhmërinë në këtë vend që mbi 600 vjet ishim të okupuar dhe të traumatizuar dhe 20 vite me liri duhet filluar për ta ndryshuar dhe ndërtuar në vlera demokratike perëndimore sa nuk ka rrëshqitur apo ikur i gjithë populli nga vendi!