Kosova pësoi humbje nga Austria

19 mars 2021 | 20:11

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të grupit 4 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

“Dardanet” u mposhtën nga Austria me rezultat 20:26, shkruan Gazeta Express.

Austria ishte më e mirë në pjesën e dytë, pasi Kosova e mbylli fraksionin e parë në epërsi minimale.

Angazhimi i vajzave ishte në nivel, por u vërejt mungesa e shumë lojtareve. Nesër “Dardanet” i pret ndeshja vendimtare me Italinë.

Njoftimi i FHK-së:

KOSOVA – Austria 20:26

E kemi humbur ndeshjen ndaj Austrisë, që ishte më e mirë në pjesën e dytë. Nesër na pret ndeshja vendimtare me Italinë.
Angazhimi i vajzave ishte në nivel, por u vërejt mungesa e shumë lojtareve.
Kemi fituar shumë lojtare të reja që japin shpresë për të ardhmen.
Forca KOSOVA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, 250 mjekë nga Kosova do të vaksinohen me vaksinat…