Kosova pësoi humbje nga Luksemburgu
03 gusht 2019
| 21:55
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar nga Luksemburgu në udhëtim me rezultat 88:80 (23:21, 24:25, 19:18, 22:16).
Basketbollistët e Kosovës kanë treguar një ndeshje të mirë, megjithatë, çereku i fundit ishte fatal (22:16).
Dardan Berisha ka shënuar 23 pikë, derisa Divine Myles shtoi 19. Pikë dyfshirore shënuan edhe Mikaile Tmusiq 16 dhe Drilon Hajrizi 11.
Ky takim u zhvillua në kuadër të parakualifikimeve Eurobasket 2021, ku në këtë grup është edhe Britania e Madhe.
Sidoqoftë, Dardanët të mërkurën e presin në Mitrovicë, Britaninë e Madhe, dhe asgjë nuk ka përfunduar sa i përket çështjes së kualifikimit tutje.