Kosova pësoi humbje nga Maqedonia

13 shtator 2018 | 23:26

Kosova nuk i ka nisur mirë kualifikimet për EuroBasket për vitin e ardhshëm pasi që ka humbur me rezultat 73-75 nga Maqedonia. Dardan Berisha kishte një mundësi ideale që t’ia fitonte Kosovës ndeshjen pasi që u akorduan 3 gjuajtje të lira, por nga 3 ai shënoi vetëm një pikë.

 

Kosova ka humbur ndeshjen e parë për kualifikime në EuroBasket kundër Maqedonisë me rezultat 73-75.

Çereku i parë e kësaj ndeshje i takoi maqedonëve që e fituan më rezultat 16-20, ndërkaq edhe në çerekun e dytë, maqedonët ishin më të mirë pasi që fituan me rezultat 13-14, raporton “Express”.

Rezultati i përgjithshëm i pjesës së parë ishte më i mirë për maqedonët pasi që atë e fituan me rezultat 28:34.

Në çerekun e tretë, Kosova triumfoi me rezultat 20:14, por dështoi në të katërtin që prapë i takoi maqedonëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dalai Lama ka folur në një konferencë, në qytetin e…