Kosova pësoi humbje nga Suedia
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka nisur me humbje kualifikimet për Kupën e Botës “Katari 2022”, pasi sonte pësoi humbje nga Suedia me rezultat 0-3.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Suedia ishte skuadër me e mirë dhe si rezultat i kësaj mori pikët e plota.
Në minutën e 12-të, Viktor Claesson e shfrytëzoi një pasim të Zlatan Ibrahimoviqit dhe rezultoi për 0-1. Sulmuesi Alexander Isak e shtoi epërsinë në 0-2, derisa në minutën e 70-të, Sebastian Larsson realizoi nga penalltia për rezultatin final 0-3. “Dardanët” janë munduar maksimalisht në këtë ndeshje, por nuk arritën të shënojnë as golin e nderit, ani pse kishin disa raste që nuk u shfrytëzuan nga Muriqi, Celina dhe Kryeziu. Mungesat e disa prej lojtarëve bazë, ndikuan sidomos në repartin e mbrojtjes.
Në këtë mënyrë, Kosova e nisi me humbje kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës.
/Epoka e re/