Kosova pësoi humbje nga Ukraina

10 nëntor 2018 | 19:54

Pa dyshim se ngarkesa psikologjike dhe respekti i tepruar ndaj kundërshtarit bëri që vajzat e Kombëtares A, sot, në ballafaqim me Kombëtaren e Ukrainës, pësuan humbje dhe nuk arritën të japin më të mirën, ndaj mbetet shumë për të punuar me këtë Kombëtare në të gjitha segmentet.

Mbase edhe nevoja për të sjellë ndryshime ka bërë që ne ende nuk kemi një strukturë të lojtareve standarde që do të mund të përballonin përvojën e Kombëtareve tjera që në arenën ndërkombëtare janë me vjet të tëra. Sidoqoftë në pjesën e parë hiq minutat e parë vashat tona mirë e kontrolluan topin dhe lojën deri në minutën e 10-të kur ukrainaset shënuan përmes Apanaschenko, ndërkaq vetëm tre minuta më vonë Pantsulaya shënoi për 2:0.
Me gjithë përpjekjet e futbollisteve tona për të ndryshuar shifrat pjesa e parë mbaroi me epërsinë e Ukrainës prej 2 golave. Pjesa e dytë nis më e qetë dhe vajzat tona ndryshuan shumë nga loja dhe në minutën e 48-të Leonorë Ejupi pas bashkëveprimit me Racajn ngushtoi epërsinë në 2:1. Në vazhdim futbollistet tona u orvaten disa herë ta barazojnë rezultatin por nuk ia arritën, ndërsa Ukraina në minutat e fundit të ndeshjes shënoi edhe dy herë, në minutën e 80-të shënoi Dekrach dhe Malakhova në minutën e 87-të dhe me këtë rezultat u përmbyllë ndeshja e parë me Ukraininën, ndërkaq ndeshja e dytë do të zhvillohet më 12 nëntor.

Ndeshjen e ndoqën veç anëtarëve të KE, Vjollcë Krasniqi dhe Xhelal Broja edhe kryetari i Shoqatës së Trajnerëve Ajet Shosholli dhe përzgjedhësi i Kombëtares U-19 meshkujt Ramiz Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, përmes…