Kosova pësoi humbje të thellë nga Suedia
Kombëtarja e Kosovës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022.
Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova ka humbur 30:16 nga Suedia, që është superfuqi e hendbollit.
Djemtë tanë kanë dhënë maksimumin, por që këtë herë nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen e lartë.
Lojtarët e Suedisë, që luajnë në nivele superiore, kanë dominuar dhe kanë ardhur te fitorja bindëse. Hendbollistët e Kosovës kishin pak zgjidhje ndaj mbrojtjes së fortë dhe shumë të lëvizshme të Suedisë, që shënoi fitoren e dytë. Kombëtarja jonë humbi edhe të mërkurën në Podgoricë nga Mali i Zi, kurse suksesin do ta kërkojë në ndeshjet e vitit të ardhshëm. Suedia është favorite absolute e grupit dhe të dielën dëshmoi cilësitë që ka.
Kosova ka punuar mirë gjatë dhjetë ditëve, lojtarët kanë dhënë maksimumin, por niveli i Suedisë megjithatë ishte shumë i lartë.