Kosova pësoi humbjen e tretë
Kosova U-18 (F) është mundur nga Danimarka me rezultat 37:106 (14:23, 7:23, 7:26, 9:34) në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.
Vashat kosovare kanë dhënë më të mirën nga vetja në takimin e zhvilluar në Shkup, por ishte e pamjaftueshme përballë daneze, që kanë më shumë përvojë në garat ndërkombëtare. Trajneri Illmen Bajra edhe në këtë sfidë u kanë dhënë hapësirë të gjitha lojtareve.
Dea Pushkolli me 16 pikë dhe Enisa Kamerolli me 10 ishin më të dalluarat te Kosova, kurse Julianna Okosun shënoi 19 pikë për Danimarkën. Të hënën do të jetë ditë pushimi, kurse Kosova të martën zhvillon ndeshjen me Norvegjinë ku synohet fitorja e parë në këtë Evropian, që ishte qëllimi që nga fillimi i kampionatit.
Basketbollistet e Kosovës gjithashtu do të fitojnë përvojë nga ky kampionat, derisa janë më të reja në moshë se kundërshtaret e tyre.
Orari i Kosovës
Grupi A
Kosova-Sllovenia 12:97
Estonia-Kosova 100:35
Kosova-Danimarka 37:106
E martë (9 korrik)
18:45 Norvegjia-Kosova
E mërkurë (10 korrik)
14:15 Kosova-Finlanda