Kosova pëson disfatë nga Sllovenia në ‘Patras 2019’

28 gusht 2019 | 14:10

Ekipi i vajzave të Kosovës në beach volley, i përbërë nga Valmira Ramadani dhe Dhuratë H. Sylejmani, pësuan humbje nga dyshja sllovene, Fabjan – Kregar, 2:0 në sete (21:16 dhe 21:17), në ndeshjen e parë të grupit B të Lojërave Mesdhetare në Rërë, “Patra 2019”.

Takimin e përcollën nga afër drejtuesit e lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës.

“Ekipi ynë tregoi paraqitje të mirë dhe deri diku ishte rival i barabartë me sllovenet”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ndeshjen e radhës e zhvillojnë sot ndaj Francës, që llogaritet favorite për të fituar medaljen e artë. Takimi fillon në ora 17:30. Skuadrat e Kosovës ishin vendosur në Patras të Greqisë para shtatë ditësh për t’i filluar përgatitjet për këto lojëra, përderisa garat filluan më 25 gusht, ndërsa do të përfundojnë të shtunën, më 31 gusht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një vend të pasur si Zvicra, njerëzit me të…