Kosova pëson humbje nga Austria

09 tetor 2020 | 22:54

Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin evropian 2021 në duel me Austrinë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat të ngushtë 1:0 në të mirë të nën 21-vjeçarëve austriakë. Dardanët e rinj patën paraqitje të mirë dhe u angazhuan maksimalisht për të nxjerrë rezultat pozitiv, por në fund u ndëshkuan nga një pakujdesi në mbrojtje.

Në përgjithësi loja ishte e hapur nga të dyja palët dhe me raste në secilën anë, por ishin austriakët ata që arritën të gjejnë golin në minutën e 86-të nëpërmjet Marco Gruell. Pas kësaj humbjeje Kosova është e parafundit në renditjen e Grupit 3, me gjashtë pikë, derisa Austria renditet e dyta me 15 pikë të grumbulluara, katër më pak së lideri i tabelës, Anglia.

Ndeshjen e radhës Dardanët e rinj e zhvillojnë të martën e ardhshme kundër Andorrës, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Pejës ka ndodhur një aksident ku të…