Kosova pëson humbje nga Bjellorusia, kualifikimi mision i pamundur
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” e dominuan shumicën e ndeshjes ndaj Bjellorusisë, por në fund është dashur të pajtohen me humbje (2-1), kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin I.
Trajneri i Kosovës, Alian Giresse nuk ka pas shumë fjalë pas ndeshje, duke thënë se është shumë e vështirë të thuhet arsyeja e humbjes. “Normalisht që e ndjejmë këtë humbje. Është e vështirë të themi arsyen e humbjes pasi duhet të analizojmë më thellë. Jemi në deponim negativ dhe na duhet kohë të dimë qa ndodhi”, ka thënë Giresse. Lidhur me dorëheqjen, Giresse ka deklaruar: “Kur jam në lojë jam vetëm brenda lojës nuk mendoj asgjë tjetër, njëjtë mendoj edhe tani”.
Në pjesën e parë ishin “dardanët” ata që patën dominim, por pa mundur të gjejnë golin e epërsisë. Edhe në pjesën e dytë, Kosova ishte skuadër më e mirë, por një gabim nga Kryeziu në minutën e 73-të i jepi rastin Morozov që të shënon golin e parë në ndeshje, derisa dy minuta me vonë shpërqendrimin e futbollistëve të Kosovës e shfrytëzoi Ebong që realizoi 2-0.
Kosova u mundua të rikthehet në lojë me golin e shënuar nga penalltia nëpërmjet Vedat Muriqit (2-1), por kjo ishte e tera që “dardanët” e arritën në këtë ndeshje. Pas kësaj ndeshje Kosova mbetet në kuotën e tri pikëve dhe kualifikimi duket se edhe kësaj radhe do të jetë një mision i pamundur.
/Epoka e re/