Kosova pëson humbje nga Gjermania

30 janar 2020 | 17:09

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit F në fazën e parë kualifikuese për “Euro 2022”, që po zhvillohet në Gjeorgji.

Pas fitores kundër Austrisë, Dardanët janë mundur nga Gjermania, me rezultat 8:4. Djelmoshat e Ramadan Cimilit e nisën mirë ndeshjen dhe qysh në minutën e parë e gjetën golin nëpërmjet Drilon Maxharrajt. Mirëpo, gjermanët u kundërpërgjigjën me golat e Onur Saglam, në minutën e 9-të dhe Michael Meyer, në minutën e 14-të, duke shkuar në pushim me epërsi të një goli.

Edhe pjesën e dytë Dardanët e nisën shumë mirë, kur fillimisht shifrat i barazoi Malush Qerimi, në minutën e 23-të, derisa dy minuta më vonë Drilon Maxharraj shënoi për ta rikthyer epërsinë e Kosovës, 3:2. Edhe në vazhdim loja ishte shumë e fortë dhe me kthesa në rezultat. Gjermanët i barazuan shifrat në minutën e 29-të, me golin e realizuar nga Muhammet Sozer, por vetëm një minutë më vonë Melos Kelmendi e riktheu sërish epërsinë e Dardanëve (4:3).

Megjithatë, pesë minutat e fundit ishin fatal për ekipin tonë, kur gjermanët të cilët njihen si rivalë që nuk dorëzohen deri në fund, arritën të përmbysin gjithçka me golat e realizuar nga Jonas Hoffmann (35’), Michael Meyer (36’ 39’) dhe Christopher Wittig (38’). Ndeshjen e fundit Kosova do ta zhvillojë kundër Gjeorgjisë, kombëtare e cila dje shënoi fitore kundër gjermanëve, 3:1.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.02.2020 Punime në projekte investive Prishtinë 1. Në TS 220/35/10(20)kV…