Kosova pëson humbje nga Greqia

05 qershor 2022 | 22:39

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje nga Greqia në ndeshjen e dytë në ndeshjen e grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve me rezultat 0-1.

“Dardanët” edhe përkundër humbjes janë paraqitur mirë në ndeshjen ndaj grekëve që është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por nuk kanë shfrytëzuar dy raste të arta që kishin me Arbër Zenelin dhe Amir Rrahmanin.

Në anën tjetër, Greqia shënoi golin e fitores në minutën e 36-të nëpërmjet Anastasios Bakasetas. Kosova në këtë mënyrë nga dy ndeshje regjistron një fitore dhe një humbje në Ligën e Kombeve, kurse ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Irlandës Veriore m 9 qershor.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Hallaq i…