Kosova pëson humbje nga Rumania
29 nëntor 2018
| 19:47
Kosova ka pësuar humbje në udhëtim te Rumania në kuadër të Grupit B parakualifikues për EuroBasketin 2021.
Rumunët fituan këtë përballje me rezultat prej 88:83. Pjesa e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 35:35.
Formë të lartë në këtë sfidë pati Lis Shoshi që shënoi 29 pikë, e pati 18 kërcime. Kurse u ndihmua nga Gëzim Morina dhe Dardan Berisha që shënuan nga 22, respektivisht 24 pikë.
Morina pati pesë kërcime e 1 asistim, kurse Berisha 4 kërcime e po aq asistime.