Kosova pëson humbje nga Zvicra
23 gusht 2024
| 15:07
Kosova ka pësuar humbje nga Zvicra me rezultat 42:65 (12:7, 8:17, 14:23, 8:18) në FIBA U16 Women-s EuroBasket, Divizioni B, që po zhvillohet në Konya të Turqisë.
Sfida ishte e vlefshme për vendet 17-20.
Vashat e Kosovës e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 12:7, derisa pjesa e parë përfundoi 20:24. Në pjesën e dytë, Zvicra ishte më e mira dhe fitoi në fund 42:65.
Te Kosova u dalluan Gerta Hoti me 16 pikë e pesë kërcime dhe Klea Gashi me dhjetë pikë e dhjetë kërcime.
Ndeshjen e fundit, Kosova e zhvillon të shtunën ndaj Luksemburgut.