Kosova pëson humbje të thellë nga Sllovenia
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencë të fermave e ka humbur me rezultat 3:0 ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Kosova e Sllovenia u takuan të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova tentoj të reagoj pas humbjes 5:0 të premten nga Rusia, por pa shumë sukses. Sllovenia kaloj në epërsi në minutën e 14-të kur realizoj Pamela Begiq. Në minutën e 37-të Nina Predaniq shënoi për 2:0, ndërsa rezultatin përfundimtar, 3:0, e vendosi Ana Miloviq në minutën e 93-të. Në pjesën e dytë lojtaret e Kosovës provuan të kthejnë rezultatin, por pa sukses.
Kosova në Slloveni kishte pësuar 5:0, ndërsa me rezultat të njëjtë humbi edhe nga Rusia në Gjermani. Ndërkohë ka fituar 2:0 ndaj Turqisë dhe 2:1 ndaj Estonisë. Me 6 pikë renditet në pozitën e katërt. Lë pas Estoninë e Turqinë, ndërsa para Kosovës janë Holanda, Rusia e Sllovenia.
Kosova për herë të parë po luan në kualifikime për Evropian.