Kosova pjesë e kampionatit Ballkanik në volejboll
25 shtator 2019
| 16:41
Kombëtarja e Kosovës në “beach volle” në të dyja konkurrencat, do të përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Në ballkanikun që mbahet në Izmir të Turqisë, Kosovën do ta përfaqësojë Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani, kurse te meshkujt Armend Berisha/Faton Mustafa. Kampionati Ballkanik i “beach volley” do të fillojë më 27 shtator dhe mbyllet më 30 shtator 2019.