Kosova pjesëmarrëse në programin e BE-së “Evropa Kreative”

27 qershor 2018 | 20:45

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, së bashku me Genoveva Ruiz Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin e Përgjitheshem për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Europian, ka marrë pjesë në promovimin e projektit “Evropa Kreative” në eventin e organizuar me temën e Kosovës në kuadër të programit të BE-së “Evropa Kreative”

MKRS-ka së bashku me Bashkimin Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së për sektorët kulturorë dhe kreativë “Evropa Kreative”.

Zëvendësministrja Bakija-Deva ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë program është shumë e rëndësishme për promovimin e aktiviteteve në sektorin kulturor përmes projekteve të bashkëpunimit; projektet e përkthimit letrar; krijimin e rrjeteve; platformat evropiane etj.

“Si rezultat, pjesëmarrja në këtë program do t’u mundësojë artistëve dhe profesionistëve kulturorë evropianë, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve që të punojnë së bashku dhe t’i bëjnë veprat e tyre krijuese në dispozicion e qytetarëve.

Për më shumë, programi i Europës Krijuese kontribon në ruajtjen e diversiteit kulturor dhe gjuhësor evropian, ndaj synimeve evropiane për rritje ekonomike të qëndrueshme, si dhe ndihmon sektorët kulturorë dhe krijues të përshtaten me epokën digjitale dhe globalizimin.

Për më tepër, Kosova bashkohet në një kohë kur BE-ja feston Vitin Europian të Trashëgimisë Kulturore, një mundësi e madhe për të rritur ndërgjegjësimin për trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore dhe kontributin e saj pozitiv në identitetin, ekonominë dhe zhvillimin shoqëror”, ka thënë zëvendësministrja Bakija-Deva.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se xhudistet Distria…