Kosova pjesëmarrëse në turneun e YDF-së në Maqedoninë Veriore

03 mars 2022 | 15:34

Kosova U15 në të dyja konkurrencat do të jetë pjesëmarrëse në turneun e YDF-së që organizohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.  Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Maqedonia Veriore, Turqia, Bullgaria dhe Rumania. Ky turne zhvillohet nga 3 deri më 6 Mars.

Sot (e enjte) Kosova do të përballet me Bullgarinë. Nga ora 19:00 ndeshet në konkurrencën e femrave dhe nga ora 21:00 në konkurrencën e meshkujve.

Nesër (e premte) do të sfidohet nga Rumania. Nga ora 19:00 takohen vajzat, kurse nga ora 21:00 djemtë.  Të shtunën Kosova do të takohet me Turqinë. Nga ora 19:00 do të ndeshen vajzat U15, kurse nga ora 21:00 do të ndeshen djemtë U15.

Dita e diel është e fundit për këtë turne, ku Kosova do të takohet me Maqedoninë Veriore. Vashat e kanë takimin nga ora 15:00, kurse djemtë nga ora 17:00.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e gjashtë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF), por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave

Para turneut trajneri i Kosovës U15 (M), Valentin Spaqi dhe trajnerja e Kosovës U15 (F) kanë shpallur listën përfundimtare për turneun e YDF-së.

Kosova U15 (M)

Ervin Mulalliu
Riad Ferati
Berkant Shaqiri
Rrezon Ahmeti
Lisjan Muja
Lis Sadiku
Yll Kastrati
Mal Tusuni
Sejar Rama
Edin Baçevac
Din Syla
Ben Basha

Trajner: Valentin Spaqi
Ndihmëstrajner: Driton Obërtinca
Ndihmëstrajner: Hasan Bytyqi

Mund të jetë një imazh i 6 persona, personat duke marrë pjesë në sporte, njerëz në këmbë, top dhe ambiente të brendshme

Kosova U15 (F)

Klesta Shatri
Era Aliu
Erzana Tahiri
Medina Fazliu
Malvina Haziri
Klea Gashi
Dorentina Haziri
Erva Kurshumliu
Anila Tahiraj
Nazmije Qukiqi
Tia Tuhina
Sara Smajlaj

Trajnere: Kimete Haliti
Ndihmëstrajnere: Valbona Bytyqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja vazhdon të tregojë se është një lojtar i…