Kosova po ngec në implementimin e Ligjit për Ndihmë Shtetërore

31 korrik 2019 | 12:08

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur shqetësim lidhur me mos implementimin e Ligjit për Ndihmë Shtetërore.

GLPS ka bërë thirrje për përdorim dhe alokim më efikas të parasë publike nga institucionet e Kosovës, duke promovuar kështu konkurrencën e drejtë si element kyç për funksionimin e mirëfilltë të tregut. “Edhe pse Ligji për Ndihmë Shtetërore ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2017, Departamenti për Ndihmë Shtetërore dhe Komisioni ende nuk kanë marrë masa adekuate hetimore kundrejt skemave ekzistuese në mënyrë që të bëhet një vlerësim nëse ndihmat shtetërore ekzistuese janë në harmoni të plotë me Ligjin në fjalë. Sipas nenit 16 të këtij Ligji, ‘Komisioni propozon masa adekuate për të siguruar që çfarëdo skeme ekzistuese e ndihmës të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Sipas kësaj, Komisioni mund të kërkojë ndërprerjen e ndihmës ekzistuese dhe të vendosë për fillimin e hetimeve lidhur me ndihmë të kundërligjshme’”, është thënë në komunikatën për medie të GLPS-së.

Me tej, ky grup ka treguar edhe procedurën  që e parasheh ligji për ta marr ndihmën.

“Për më tepër, neni 11 i Ligjit për Ndihmë Shtetërore parasheh që për të gjitha skemat e ndihmës shtetërore, dhënësi i ndihmës – Institutcionet e Kosovës- duhet të njoftojë Departamentin për Ndihmë Shtetërore lidhur me llojin dhe planin e ndihmës, në mënyrë që ky i fundit të vlerësoj përputhshmërinë e ndihmës shtetërore me dispozitat e Ligjit, brenda afatit të caktuar. Kjo procedurë rregullohet detajisht edhe me Rregulloren nr.19/2018 për Procedurat dhe Format  e Njoftimit për Ndihmën Shtetërore. Edhe pse procedurat e njoftimit për ndihmë shtetërore ekzistojnë, ato nuk janë përdorur ende nga institutcionet e Kosovës, siç është edhe rasti i marrëveshjes së nëshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe ContourGlobal për ndërtimin e Kosovës së Re, e cila përmban elemente në kundërshtim me Ligjin për Ndihmë Shtetërore, si dhe me dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, është thënë në komunikatë, duke shtuar se mos implemetimi i Ligjit për Ndihmë Shtetërore dëmton rëndë edhe buxhetin e shtetit, marrë parasysh që mungesa e vlerësimit të rasteve ekzistuese dhe atyre aktuale, me theks te veçantë në rastet e dhënies së ndihmës së kundërligjshme, rezulton në mungesë të revokimit të kësaj ndihme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e…