Kosova po përgatitet për ndeshjet me Poloninë
Atmosferë shumë pozitive po mbretëron te Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat).
Kosova është mbledhur të dielën kur e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Prishtinë. Ndërkohë të hënën paradite është zhvilluar stërvitja e dytë. Nën urdhëratë e selektorit Agron Shabani, vashat e “dardane” po përgatiten për dy ndeshjet e vështira dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror të këtij viti. Përballë Kosovës do të jetë Polonia, e cila ka traditë të gjatë dhe e nivelit të lartë evropian.
Ndeshja e parë luhet të enjten prej orës 17:45 në Bielsko-Biala të Polonisë. Për në Poloni, kurse Përfaqësuesja e Kosovës udhëton sot (e martë) drejt Polonisë.
Ndërkohë ndeshja e kthimit është më 12 prill nga ora 20:15 në Prishtinë.
Hendbollistet tona po punojnë me përkushtim maksimal për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet me polaket. Të kujtojmë që në fazën e parë kualifikuese, Kosova e eliminoi Kombëtaren e Ishujve Faroe, për suksesin historik.