Kosova po plaket, i shtohen edhe 33 mijë pensionistë
Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 33 mijë e 158 persona për të përfituar pension nga shteti.
Nga numri total, 18 mijë e 887 qytetarë u regjistruan për të përfituar nga pensioni bazë.
1 mijë e 104 ish-mësimdhënës u regjistruan për të përfituar nga pensioni që u takon, për arsye se kanë punuar gjatë periudhës së viteve 1990-1999, në kuadër të procesit të njohur si sistemi paralel i arsimit në Kosovë.
Për të përfituar nga pensioni për të verbër u regjistruan 128 persona, kurse për pensionin paraplegjikë (personat të cilët si shkak i sëmundjes apo dëmtimit të sistemit nervor qendror apo periferik kanë humbur në formë të përhershme mundësinë e zhvendosjes dhe lëvizjes së ekstremiteteve të poshtme) dhe tetraplegjikë (personat të cilët si shkak i sëmundjes apo dëmtimit të sistemit nervor qendror apo periferik kanë humbur në formë të përhershme mundësinë e zhvendosjes dhe lëvizjes të ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme), u regjistruan 588 vetë.
Kjo është lista me të gjitha kategoritë dhe qytetarët që u regjistruan deri më 15 dhjetor, për të përfituar pensione nga secila kategori veç e veç.