Kosova po tregon rezultate në konfiskimin e armëve dhe municioneve të paligjshme

15 nëntor 2023 | 16:30

Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur takimin e 10 Vendor Koordinues të Udhërrëfyesit, i cili është udhëhequr nga Blerim Gashani, Koordinator Nacional për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve.

Me këtë rast, zëvendësministri Gashani falënderoi Komisionin Shtetëror për Armë të Vogla dhe të Lehta, si dhe përfaqësuesit e SEESAC dhe UNDP, për angazhimin e tyre në këtë periudhë raportuese.

Zëvendësministri Gashani ka theksuar se gjatë kësaj periudhe, institucionet e vendit kanë arritur rezultate të prekshme, duke zhvilluar një sërë operacionesh, ku janë konfiskuar në numër i madh i armëve dhe, po ashtu, është punuar shumë në parandalim dhe vetëdijesim.

Ai ka thënë se vendi ynë vazhdon të zbatojë me përpikëri Udhërrëfyesin Rajonal, duke konfirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës në uljen e numrit të përdorimit dhe të kontrabandimit të armëve dhe municionit.

Gjatë takimit dyditor që është mbajtur në Prishtinë, Komisioni Shtetëror për Armë të Vogla dhe të Lehta, në bashkëpunim me përfaqësuesit e SEESAC, kanë diskutuar dhe kanë dhënë komentet lidhur me draft-konceptin e ri të Udhërrëfyesit të ri 2025-2030.

Në këtë takim, u konstatua që Republika e Kosovës ka një dinamikë të shtuar të aktiviteteve në parandalim, qoftë përmes fushatave vetëdijësuese, qoftë përmes aksioneve policore, me qëllim të parandalimit të shtënave me armë dhe konfiskimin e armëve dhe municioneve të paligjshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit…