Kosova pranohet në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Pagjetur
Kryeministri Ramush Hardinaj ka bërë me dije se Kosova është pranuar në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Pagjetur.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sot me drejtoreshën e Përgjithshme të këtij komisioni, Ketrin Bomberger, ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi në angazhimin e kërkimit të personave që ende janë të zhdukur.
“Lajm i mirë anëtarësimi i Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Pagjetur. Po sot, me drejtoreshën e Përgjithshme të këtij komisioni, Ketrin Bomberger nënshkruam edhe një memorandum bashkëpunimi në angazhimin e kërkimit të personave që ende janë të zhdukur dhe ku marrim obligime të ndërsjella për bashkëpunim për zbardhjen e kësaj çështjeje. Kësisoj po vazhdon një traditë e punës që është edhe pjesë e procesit të Berlinit dhe e zhvillimeve të deritashme. Falënderoj ICMP për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, por edhe të gjithë organizatat për personat e pagjetur që i kemi në Kosovë, Komisionin tonë shtetëror dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në këtë detyrë”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/