Kosova pranon dy gola brenda dy minutave
19 qershor 2023
| 22:22
Kosova ka pësuar dy gola të shpejtë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë (2-0). “Dardanët” e kanë dominuar pjesën e parë, por dominim e kanë pasur edhe në pjesën e dytë.
Mirëpo mosshfrytëzimin i këtij dominimi i ka shkuar përshtati bjellorusëve që shënuan dy gola brenda dy minutave. Në minutën e 73-të, Morozov e shfrytëzoi një gabim të Kryeziut dhe realizoi për 1-0. Dy minuta me vonë, Ebong realizoi golin e dytë.
/Epoka e re/