
Kosova pranon një donacion prej 150 mijë eurosh për luftimin e Covid-19
Me qëllim të ndihmesës së institucioneve të shëndetësisë në përballimin e barrës së shkaktuar nga emergjenca e shëndetit publik Covid-19, përmes llogarisë së dedikuar në Kosovë për Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar nga “Novartis Pharma Services Inc.” (Zyra përfaqësuese në Tiranë) një donacion në shumën prej 150 mijë euro.
Ky donacion i dedikohet vetëm blerjes së pajisjeve dhe materialeve mjekësore për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, sipas kërkesës së ShSKUK-së për nevoja të Klinikës Infektive dhe qendrave të tjera për luftimin e Covid-19.
“Donacioni është bërë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 21 prill 2020 midis MSh-së dhe ‘Novartis Pharma Services Inc.’, sipas së cilës shuma e dhuruar nuk përmban asnjë detyrim për përfituesin që të përshkruaj, furnizoj, administroj, rekomando dhe/ose të blej produkte farmaceutike Novartis dhe nuk është një shpërblim për ndonjë vëllim, vlerë ose referencë në të shkuarën apo për të ardhmen e biznesit. MSh-ja falënderon ‘Novartis Pharma Services Inc’ për kontributin në përballimin e Covid-19 në Kosovë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.