Kosova pret të thellohen marrëdhëniet ekonomike me EBA-të

03 shkurt 2021 | 13:31

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur sot në takim njoftues Nabila Alshamsi, ambasadore jorezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, të cilën e falënderoi për ndihmën e deritanishme të EBA-ve.

Po ashtu, ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se në këtë takim ka shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin për të shfrytëzuar momentumin e ri për të kapitalizuar potencialin e jashtëzakonshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Përshëndeta arritjen e Abraham Accords nga EBA dhe Izraeli, me ndërmjetësimin e ShBA-ve dhe theksova rëndësinë e impetusit të përbashkët të vendeve tona për zgjerimin e diametrit të paqes dhe sigurisë në Ballkan e në Lindjen e Mesme”, u shpreh ajo dhe shtoi se “përmes angazhimit të përbashkët të Kosovës dhe EBA-ve me partnerin tonë të përbashkët ShBA-të, vendet tona do të vazhdojnë të jenë garanci për qëndrueshmërinë e sigurisë e paqes në të dy rajonet”.

Shefja e diplomacisë së Kosovës ka pohuar se Kosova është mirënjohëse për rolin kryesor që ShBA-të kanë pasur në arritjen e marrëveshjeve të Abrahamit, e po ashtu, edhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

“Shpreha gjithashtu përkushtimin tonë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe në fusha të ndryshme, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve të reja nga EBA në Kosovë përmes zotimit të marrë për organizimin e Forumeve Ekonomike”, u shprehu ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti,…