Kosova pritet të bëhet me ambasadë në Kolumbi

09 shtator 2024 | 11:38

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kolumbi.

Kjo ministri ka njoftuar se Gashi është pritur në pallatin San Carlos nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kolumbisë, Jorge Enrique Rojas.

Sipas njoftimit të MPJD-së, pikë kryesore e takimit ishte hapja e ambasadës së Republikës së Kosovës në Kolumbi.

“Zëvendësministrja Gashi, në emër të Republikës së Kosovës, e falënderoi zëvendësministrin Rojas për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Kolumbia përgjatë proceseve integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ajo theksoi nevojën për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Po ashtu, u propozuan dhe u iniciuan marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet akademive diplomatike të të dyja vendeve, konsultimet politike dhe liberalizimi i vizave ndërmjet Kosovës dhe Kolumbisë. Këto marrëveshje, pas shqyrtimit dhe ndjekjes së procedurave të nevojshme, pritet të nënshkruhen nga të dyja palët. Zëvendësministri Rojas e falënderoi zëvendësministren Gashi për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Kolumbisë që t’i zgjerojë më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dhe intensifikimit të shkëmbimeve diplomatike”, ka njoftuar MPJD-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruar nga: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Subjektiviteti ndërkombëtar i Republikës…