Kosova publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e shtatorit (emrat)
31 gusht 2023
| 13:16
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë.
Në listë janë përfshirë 27 futbollistë, teksa ka edhe emra të rinj.
Grumbullimi i “Dardanëve” nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër.