Kosova publikon listën për duelet kualifikuese

09 dhjetor 2024 | 16:46

Selektori i Përfaqësueses së Kosovës në futsall, Agon Ramadani, të hënën ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2026”.

Në listën e tij, Ramadani ka përfshirë 16 lojtarë, në të cilët llogarit për t’u përballur me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë në kuadër të raundit kryesor të kualifikimeve.

Kjo është hera e parë për Kosovën që garat i fillon nga kategoria main round, ndërsa pjesë e grupit 10 të kualifikimeve është edhe Franca.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan të premten kundër Gjeorgjisë në Tbilisi kurse katër ditë më vonë, e pret Bullgarinë në Prishtinë.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka…