Kosova publikon listën për ndeshjet e nëntorit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.
“Dardanët” do të përballen me Izraelin të dielën më 12 nëntor, derisa tri ditë me vonë luajnë ndaj Bjellorusisë. Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon për këtë muaj më 18 nëntor kundër Zvicrës.
Në listën e përzgjedhësit Primoz Gliha janë 23 të ftuar, derisa shihet mungesa e kapitenit Amir Rrahmani dhe anësorit Edon Zhegrova, derisa janë ftuar plotë pesë futbollistë nga Superliga e Kosovës: Kenan Haxhihamza (Dukagjini), Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba (Ballkani) dhe Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni (Llapi).
Një emër i ri në listën e “dardanëve” është sulmuesi i talentuar i Lausanne, Alban Adini. Derisa janë ftuar edhe Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi.