Kosova që nga pavarësimi i saj nuk ka pasur shtetarë
Akademik Rexhep Qosja, në këtë intervistë, e cila, pos në këtë numër, do të botohet edhe në numrin e ardhshëm të gazetës “Epoka e re”, flet për zhvillimet në Kosovë dhe në Shqipëri.
Qosja ka thënë se në institucionet e Kosovës janë përmbysur drejtësia, e vërteta dhe etika. Ai ka theksuar se institucionet politike e shtetërore të Kosovës janë të zhytura në korrupsion.
Qosja thotë se prej se Kosova është bërë shtet i lirë e më vete, më 17 shkurt 2008, ka pasur disa kryetarë e kryetare të shtetit, disa kryetarë të Kuvendit dhe disa kryeministra. Por, shtetarë, prijës, nuk ka pasur.
Qosja ka kritikuar edhe kryeministrin Haradinaj për rritjen e pagës.
Sipas tij, Haradinaj u bë kryeministër në një kohë kur në Kosovë janë mbledhur shumë të këqija e shumë dëshpërime e ky, sipas Qosjes, ia shtoi edhe vetë disa të këqija të reja e shumë dëshpërime Kosovës.
Akademik Qosja ka thënë se Akademia e Kosovës duhet të nxirret sa më parë prej thonjve të një klani partiak.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)