‘Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë, bota duhet t’i përgjigjet Putinit’
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) së Kosovës ka reaguar pasi Rusia mbrëmë vonë ka nisur t’i fusë forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet në Ukrainën lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus, Vladimir Putin i ka njohur si të pavarura.
MPJD-ja ka theksuar se Kosova qëndron me Ukrainën, duke i bërë thirrje botës perëndimore që t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri.
“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, është thënë në reagimin e MPJD-së, i cili është publikuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie në “Twitter”.
Kosova 🇽🇰 stands with Ukraine 🇺🇦 against Russia’s outright aggression. Putin is once again waging war against a peaceful democracy. He has been waging hybrid wars against democracies across Europe for many years. The free world must respond to Putin and his proxies with resolve.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) February 22, 2022