Kosova, Rama në Kuvend: Mbajtëm qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit
Kanë nisur me debate punimet e seancës plenare të kësaj të enjte, ku ligjvënësit shqiptarë pritet të votojnë për një rezolutë të përbashkët që dënon sulmet terroriste serbe në veri të Kosovës dhe kërkon një hetim ndërkombëtar për rastin ndaj Serbisë.
Grupi i Bashës kanë thirrur në interpelancë kryeministrin Rama sa i përket rezolutës, ndërsa deputeti Kreshnik Çollaku nënvijëzoi se janë disa pika që nuk duhet të ishin pjesë e rezolutës.
Ndërsa Rama zbriti shkallët për të marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, një incident i paprecedentë është shënuar me protagonist Ervin Salianjin.
Deputeti demokrat ka bllokuar foltoren gjatë interpelancës, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, duke mos lejuar kryeministrin të flasë.
Aty ka ndërhyrë kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, e cila i ka kërkuar Salianjit të mos bëjë pis këtë takim historik, dhe të ulet në vendin e tij.
Kryeministri Rama në Kuvend ka kritikuar draft rezolutën e propozuar duke thënë se është një propagandë e opozitës kundër qeverisë.
Sipas tij asnjë parlament i vendeve të NATO-s apo të kandidate të BE-së nuk miratojnë rezoluta të tilla drejtuar botës.
“Jemi ftuar në mocion nisur me debat për draft rezolutën e depozituar në kuvendin e Shqipërisë që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, fill pas rezolutës së Kosovës, së vrasjes së Afrim Bunjakut, nga një grup kriminal serb që ushtroi terror në veri në Kosovës”.
“Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën dhe detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre, që u drejtohen për mbështetje politike fuqive aleate dhe organizmave ndërkombëtare ku Kosova nuk bën pjesë. Por Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, vend që ka ulësen, ka të gjitha rrugët e komunikimit institucional me botën politike, ka ambasadorët e vetë në të gjithë organizma, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që na u propozua”.
“Cili parlament i vendeve të NATO-s apo kandidate të BE-së miraton rezoluta të tilla drejtuar botës. Organizata të komuniteteve euroatlantike, ndërkohë që janë vetë pjesë e tij. Cili është qëllimi i një nisme të tillë? Përtej propagandës kinse patriotike për audiencën e brendshme kombëtare, rezoluta të tilla shfaqen me shpejtësi të rrufeshme si dru për oxhakun e programacionit kundër qeverisë, herë si zgjatim i thonjve të krizës në veri, herë si politikë ditore, herë me thirrjen në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në parlamentin e shekullit 21″, u shpreh Rama.
Ai ka theksuar se si një bojë që shpërtheu si një forcë tronditëse, prej kohësh tashmë prodhohet tensioni që kthen mbrapsht procesin e dialogut, zhvillimi pas shpërthimit kishte pamjen e një materiali arkivor nga lufta e ish Jugosllavisë grumbullimi ishte si një ftesë, për të prodhuar alibi aluçinante, fundi ishte shembullor falë veprimeve të forcave të sigurisë të cilat nuk ranë në kurthin e ngritur me një gjakftohtësi të përballueshme.
“Duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë dhe të drejtë të mundshme provokimit djallëzor, epilogu i ngjarjes shpallja e zisë kombëtare për kriminelët e eleminuar nga forcat e sigurisë së Kosovës pasi i morën jetën, ishte shëmbëlltyra. Aprovimi ia saj nga 27 vende anëtare përkoi proceduralisht dhe shpalljes së zisë kombëtare. Shqipëria është zëri më i respektua, Ishte manifestim pakënaqësie për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e asaj ngjarjeje për normalizim mes dialogut, duhet të jetë e qartë se nuk bëmë një gjest konsumi, mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve. Pozicioni i dobësuar i Kosovës në sytë e BE dhe SHBA si dhe vetë viktimizimi i vetë Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra nga gabimet e Prishtinës zyrtare e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë, e kemi vijuar në çdo instancë. Puna është se në Tiranë dhe në Prishtinë ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja, nëse sot respektohet si të barabartë në çdo instancë dhe rrethanë vlerësohemi për dinjitetin”, ka theksuar Rama.