Kosova realizoi fitore bindëse kundër Norvegjisë

31 janar 2019 | 21:13

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të Grupit B në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin botëror, që po zhvillohen në Minsk.

Pas humbjes nga Bjellorusia (0:5), “Dardanët” kanë shënuar fitore në duel me Norvegjinë, me rezultat bindës 5:1. Golat për Kosovën i shënuan Jeton Rukovci (4’), Ramadan Alaj (23’, 35’) dhe Dardan Topilla (38’), derisa golin e vetëm për norvegjezët e shënoi Wiseth (34’).

Kësisoj, Kosova ka bërë një hap tejet të rëndësishëm për kualifikim në fazën e ardhshme. Ndeshjen e radhës djelmoshat e përzgjedhësit Ramadan Cimili do ta zhvillojnë kundër Andorës, më 2 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe kjo ndodh nëpër qendrat tregtare në Kosovë. Ministria e…