
Kosova regjistron një viktimë dhe 28 raste të reja me Covid
29 maj 2021
| 15:43
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën një viktimë me koronavirus.
Viktima është nga Prizreni, 76 vjeç.
Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,025 mostrave.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 29 maj janë shëruar 133 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 2,487.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,382 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,243 kanë vdekur